Lajme

Ja sa para janë shpenzuar nga buxheti i shtetit që nga fillimi i pandemisë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka raportuar sot në Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Ajo ka shpalosur të gjitha masat që janë marrë që nga fillimi i pandemisë dhe se sa para janë shpenzuar deri më tash.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Masat që janë marrë që nga fillimi i pandemisë, janë shpenzuar gjithsej 245 milion. Në rishikim të buxhetit ne kemi nda fondin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ky fond në vete ka pas 365 milion euro, deri më tani janë ndarë 245.4 milion euro. Qeveria ka ndërmarr një sërë masash”, tha Bajrami.

Ajo ka treguar se sa janë shpenzuar edhe nga ekzekutimi i pakos emergjente.

“Nëse ju referohemi shpenzimeve gjithsej janë shpenzua 143.6 milion euro, paga dhe shtesa janë shpenzuar 22.3  milion euro. Subvencione dhe transfere 110 milion euro. Në muajin gusht kemi ekzekutuar pakon e masave të pakos fiskale e cila në total ka kap vlerën prej 122.8 milion euro”, tha Bajrami.

Ministrja Bajrami po ashtu ka folur edhe për subvencionin ndaj bizneseve në vlerë prej 60 milion euro.

Ajo tha se për këtë jemi vonuar për shkak mungesës së buxhetit dhe disa gabimeve.

“60 milion euro është subvencionim i linjës së pagave, Jemi vonuar për shkak të mungesës së buxhetit dhe më vonë nga gabimet e shumta që janë bërë. Masa [re 60 milion eurove ka qenë pa aplikim. Janë marrë për bazë kriteret e deklarimit të tatimeve. Përfitues janë mbi 36 mijë biznese. Në fakt kemi ekzekutuar 15 mijë pagesa, besoj që sot të dalin në llogari të bizneseve”, tha Bajrami.

Ja sa para janë shpenzuar nga buxheti i shtetit që nga fillimi i pandemisë