Opinione

Ja çfarë do të thotë hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe pse i gjithë ky problem

Ditëve të fundit i gjithë presioni diplomatik ë

Ditëve të fundit i gjithë presioni diplomatik është mbi kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin, sa i përket hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, apo jo. 

Brenda 24 orëve, Kurti mori letër nga kryeministri i Izraelit dhe nga presidenti i Turqisë. Njëri pret që ambasada e Kosovës të hapet në Jerusalem, njëri pret që mos të hapet. 

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura që Kosova të hap ambasadën të Jerusalem, pasi ashtu parashihet edhe në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, e në anën tjetër kemi BE-në që nuk e mirëpret hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. 

Por, pse i gjithë ky problem? 

Kjo ka të bëjë fillimisht me konfliktin Arabo – Izraelit, i cili është me dekada i vjetër. Nga hebrenjtë konsiderohet se toka ku ndodheshin palestinezët ishte e drejtë biblike e tyre, ndërsa për palestinezet, izraelitët konsiderohen si pushtues të tokave të tyre. 

Marrëdhëniet izraelito-palestineze janë një histori lufte e vazhdueshme që e ka origjinën në mesin e shekullit XX. Përpjekje të shumta janë bërë për ta zgjidhur konfliktin, si pjesë e procesit të paqes izraelito-palestineze. 

Në vitin 1952, Izraeli vendosi që në pjesën perëndimore të tij të ndërtohej një qytet i ri, Jerusalemi Perëndimor, që do të shërbente si kryeqytet i këtij shteti. 

Pas vitit 1967, kur Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor, e kaloi Jerusalemin nën varësi të tij, si kryeqytet i pandarë i shtetit izraelit. 

Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të kalojë në varësi të shtetit të ri palestinez dhe të jetë kryeqytet i tij, por izraelitët deklarojnë se gjithë qyteti është kryeqytet i Izraelit. 

Në vitin 2000, në Kemp Dejvid, të dyja palët arritën një marrëveshje, sipas së cilës, Jerusalemi do të ndahej dhe pjesa lindore do t’i kalonte Palestinës. Por, lagjet e reja të krijuara në zonën lindore nga kolonitë izraelite do të ishin nën sovranitetin e Izraelit dhe qyteti do të ishte i hapur me forca sigurie të përbashkëta nga të dyja vendet. 

Për zgjidhjen e çështjes palestineze, në përgjithësi, dhe qytetit të Jerusalemit, në veçanti, janë mbajtur më dhjetëra takime ndërkombëtare me prezencën e autoriteteve palestineze dhe atyre të Izraelit. 

Roli i SHBA-së 

Një kthesë në politikën ndërkombëtare që ka kthyer vëmendjen tek ky konflikt është vendimi i ish presidentit amerikan, Donald Trump për të mbështetur Izraelin dhe për të zhvendosur ambasadën amerikanë në Jeruzalem duke e njohur si kryeqytet të Izraelit. 

Qëndrimi i BE-së 

Evropa konsideron se statusi i qytetit duhet të zgjidhet mes Izraelit dhe Palestinezëve. Bashkimi Evropian paralajmëroi Serbinë dhe Kosovën se zhvendosja e ambasadave të tyre rrezikon anëtarësimin në BE. 

Të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe delegacioni i BE-së janë në Tel Aviv dhe kjo është në përputhje me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e Këshillit të BE-së. Statusi i Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve është qëndrim i BE-së, i cili nuk ka ndryshuar.