Lajme

Izmir, arrin në 49 numri i të vdekurve nga tërmeti

Ka arritur në 49 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Izmirit të Turqisë.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njofton që deri tani ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova

Reklamo bizensin tuaj ketu

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin.

Gjithsej 682 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.