Bota

Ivanka bëhet hit në internet, pasi u ‘përlot’ pas largimit të Trump nga presidenca

Vajza e ish-presidentit Donald Trump u komentua ditën e djeshme për veprimin e saj.

Pas largimit të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë ajo u kap nga paparazzet duke qarë, transmeton lajmi.net.

Ky detaj u bë hit në Twitter nga përdoruesit e këtij rrjeti social duke e përqeshur dhe duke i shkruar komente negative sepse sipas ndjekësve ajo është shtirur.

Megjithatë, Ivanka Trump me anë të një postimi e uroi Joe Biden dhe Kamala Harris për postin e ri por serish mori komente negative nga ndjekësit me akuzën se veprimi i saj nuk është i vërtete

Ndryshe, Joe Biden u inaugurua si presidenti i 46-të i SHBA-së.