Vlorë – Një atentat në tentativë u regjistrua në mesnatë, në lagjen “Hajro Çakërri”. Ishte vigjilenca e pronarit të mjetit ku edhe ishte vendosur tritoli, që shmangu një shpërthim të mundshëm.
S.Binaj pohoi për grupin hetimor se nuk ka konflikte me askënd, dhe se nuk nuk e di se kush mund t’i ketë vendosur në makinë eksploziv.
Më tej, ai rrëfeu për hetuesit se si e pikasi tritolin në mjet. Duket se, Binaj u kthye rreth orës 01:30 në shtëpi me një tjetër makinë, kur vuri re diçka të dyshimtë poshtë “ML”-së së tij të parkuar në pjesën e mëparme.
Kur iu afrua, Binaj konstatoi se gjendej një pako e dyshimtë. Ishte pikërisht ky momenti kur ai lajmëroi Policinë, e cila rrethoi zonën dhe njoftoi forcat antieksplozive për të shpërthyer në mënyrë të telekomanduar tritolin.
Teksa po punohet për të shkuar në gjurmët e autorëve, janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës ku ishte parkuar makina.
LEXO EDHE:
I vihet 600 gr tritol në makinë, vlonjati pikas pakon e dyshimtë, atentati mbetet në tentativë
Etiketa: atentat, shperthim tritoli, vlore