Kosovë

Iu hapën dyert e liftit por nuk erdhi kabina, burri nga Fushë Kosova bie në katin përdhese

Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Fushë Kosovë, ku viktimës i është hapur dera e ashensorit mirëpo kabina nuk ka ardhur.

Si pasojë, ai ka rënë në katin përdhese. 

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërkaq pas trajtimit është liruar për në shtëpi.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë intervistuar pronari i objektit dhe një përfaqësues i kompanisë së ashensorëve. 

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar. Në Stacionin Policor janë shoqëruar dy meshkuj kosovar (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj (ngakompania e ashensorëve)”, ka bërë të ditur Policia. 

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.