Lajme

Italia raporton 674 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit t

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 67.894, me 674 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 17.992 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.921.778.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 627.798, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 2.819.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 1.226.086 persona, përfshirë 22.272 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha në takimin e Federatës Italiane të Mjekëve se vaksina do të tregojë efektin e saj në pranverë dhe se njerëzit duhet të jetojnë me virusin edhe për një kohë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga ana tjetër, në vlerësimin e përjavshëm të pandemisë të Institutit të Lartë Italian të Shëndetit (ISS), u deklarua se virusi është ende duke qarkulluar gjerësisht në vend dhe ndikimi i pandemisë vazhdon në pjesën më të madhe të vendit. /Insajderi.com