Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Sipas informacioneve paraprake, një i ri shqiptar ka humbur jetën. Mësohet se dy atumojete u përplasën me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur dhe një i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Usmate Velate.
26-vjeçari shqiptar është identifikuar si Jetmir Isufi, i cili prej vitesh jetonte në Itali. Raportimet nga mediat fqinje shprehen se ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Shkaqet e aksidentit fatal janë ende të paqarta, por mësohet se policia italiane dhe Grupi Hetimor po hetojnë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Etiketa: aksident tragjik, humb jeten shqiptari, itali, Jetmir Isufi