Lajme

Itali: Punonjësi i familjes hedh fëmijën nga ballkoni

Një fëmijë 3 vjeçar ka humbur jetën pasi dyshoh

Një fëmijë 3 vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet që është hedhur nga ballkoni prej një punëtori të shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në Napoli.

Fëmija ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni, në 20 metra lartësi, raporton LaStampa.

Fillimisht u mendua si ishte aksident tragjik, por hetuesit kanë zbardhur ngjarjen.

I dyshuari ishte përgjegjës për pastrimin e shtëpisë dhe kishte përfituar nga një moment shpërqendrimi nga nëna e foshnjës për ta kapur dhe hedhur poshtë.

Mediat në Itali kanë raportuar se personi ka pasur probleme mendore. /Insajderi.com