Sport

Istogu mposht AS Prishtinën, kalon në finalen e Ligës së Parë

Skuadra e Istogut e mposhti AS Prishtinën me re

Skuadra e Istogut e mposhti AS Prishtinën me rezultat 83-73 në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të ‘Play-Off’-it, dhe u kualifikua në finale të Ligës së Parë, njofton Insajderi.

Dy çerekët e parë Istogu krijoi një epërsi të rehatshme, derisa në pjesën e dytë e kontrolloi ndeshjen për ta regjistruar fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale.

Ardit Pepaj ishte më i miri te Istogu me 29 pikë e tetë kërcime, derisa u dalluan edhe Diamant Shabani e Mirza Skrelja me nga 19 pikë, ku këta dy lojtarë luajtën me double-double.

Te AS Prishtina u veçuan Don Polloshka me 21 pikë, Dardan Sejdiu me 14 pikë dhe Ermir Gashi me double-double me 13 pikë e 10 kërcime.

Në finale të Ligës së Parë do të përballen Drita e Istogu, fituesi në serinë finale do të inkuadrohet në Superligë, kurse humbësi luan ‘Play-Out’ me Trepçën. /Insajderi.com