tjera

Ismet Beqiri, përsëri kandidat i LDK’së për kryetar të Prishtinës? Flet vetë ai

Është në mandatin e dytë të udhëheqjes së Prishtinës. Por, Shpend Ahmeti thotë se nuk ka vendosur akoma nëse do të kandidojë sërish për kryetar në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Dy mandate në krye të kryeqytetit i ka quajtur të mjaftueshme, duke nënkuptuar kështu se ka pas gjasa që t’i hyjë sërish garës, raporton 038 në KTV.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Edhe Ismet Beqiri ka drejtuar dy herë Prishtinën në të kaluarën. Kësaj radhe Beqiri ka lënë të kuptohet se ai do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar në zgjedhjet e ardhshme.

Lumir Abdixhiku e Arban Abrashi janë përfolur në publik si mundësi që njëri prej tyre të nominohet si kandidat i LDK-së.

Por, Beqiri thotë se në garën për kryetar mund të jetë dikush tjetër.

As Abdixhiku e as Abrashi nuk kanë qenë të qasshëm për t’u deklaruar rreth kësaj çështjeje.

Në anën tjetër, PDK-ja, e cila nuk ka arritur asnjëherë të drejtojë komunën, thotë se ndonëse akoma nuk është caktuar kandidati i saj për kryetar, me shumë gjasë ai do të jetë Uran Ismaili.

Rreth gjasave që PDK-ja t’i fitojë zgjedhjet, Retkoceri tregohet i rezervuar, por thotë se Prishtinës i nevojitet udhëheqja e partisë së tij.

Mundësinë e kandidimit të serishëm sikur në vitin 2017 nuk e ka mohuar Selim Pacolli.

Në zgjedhjet e 2017-s, Shpend Ahmeti atëherë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje kishte fituar garën në balotazh me 42,262 vota, 365 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga LDK-ja, Arban Abrashi.

Zgjedhjet e reja lokale pritet të mbahen në vjeshtën e vitit 2020.