Lajme

Ishin në kërkim, arrestohen dy persona në Lezhë

Një 29-vjeçar i cili ishte në kërkim, ësht

Një 29-vjeçar i cili ishte në kërkim, është arrestuar nga policia në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, P.Gj., ishte në kërkim pasi akuzohet për “Kultivim të lëndëve narkotike”.

Për 29-vjeçarin, banues në fshatin Zejman të Lezhës, Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën “Arrest me burg” në nëntor të vitit të kaluar. Gjithashtu po këtë paradite u bë kapja dhe ndalimi i E.M., 61-vjeç, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Njoftimi i Policisë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Specialistët e Hetimit të Krimit, në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
-P.Gj,29 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 359, në Nëntor 2018 , ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprime të metejshme.
Gjithashtu nga shërbimet Komisariatit te Policisë së Lezhës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E.M, 61 vjeç, banues në Ishull, Lezhë.
Për këtë shtetas Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 336, date 06.11. 3019, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve penale”.


Etiketa: