24 orë+

Ish-presidenti Jimmy Carter shtrohet në spital

Former U.S. President Jimmy Carter waves to the congregation after teaching Sunday school at Maranatha Baptist Church in his hometown of Plains, Georgia on April 28, 2019. Carter, 94, has taught Sunday school at the church on a regular basis since leaving the White House in 1981, drawing hundreds of visitors who arrive hours before the 10:00 am lesson in order to get a seat and have a photograph taken with the former President and former First Lady Rosalynn Carter. (Photo by Paul Hennessy/NurPhoto via Getty Images)

Ish-Presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter u shtrua në spital si pasojë e një rrëzimi në shtëpinë e tij të hënën në mbrëmje, në qytetin Plains të Xhorxhias, njofton VOA.

Qendra Carter njoftoi se 95-vjeçari ndodhet në qendrën mjekësore “Phoebe Sumter” dhe se “po mbahet nën vëzhgim ndërsa po trajtohet për një krisje të vogël të legenit”.

Qendra, një grup jo-fitimprurës për të drejtat e njeriut tha gjithashtu se ish-Presidenti “është në gjendje të mirë shpirtërore dhe se mezi pret të shërohet e të shkojë në shtëpi”.

Ky është incidenti i dytë për zotin Carter brenda këtij muaji dhe i treti që nga pranvera e këtij viti, kur si pasojë e një rrëzimi iu nënshtrua një operacioni.

Zoti Carter, ish-presidenti më i vjetër në moshë ka shërbyer për një mandat në Shtëpinë e Bardhë nga 1977 deri në 1981-n.