Lajme

Ish- këshilltari i Ministrisë së Financave: Janë 20 hapat që duhet të ndjeken për një transfer

Blerand Kadrijaj ka shërbyer më herët si këshilltar tek Ministri i Financave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Ai në këtë intervistë ka folur për ndikimin që ka ky skandal në vet besueshmërinë në institucionet financiare të shtetit.

“Shqetësimi i këtij rasti shko tek secili qytetar të  Republikës së Kosovës ku një shumë prej 2.1 milionë euro të avullohen brenda disa minutave apo disa orë është alarmante për shkak se një tranksion i tillë duhet  të kalojë nëpër disa procedura të shumta nga buxhetimi në tabelat e buxhetit të vitit përkatëse e deri tek ekzekutimi i pagesës që është mbi 20 hapat të cilët duhet të përcillën e moniterohen”, ka thënë Kadrijaj.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Pas transferimit ilegal të dy milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit në llogarinë e kompanisë private LDA Group SH.P.K më 9 tetor, një shumë prej mbi 1 milionë e 300 mijë eurove është procesuar në 17 xhirollogari të tjera. Nga këto, 17 llogari, paratë janë shpërndarë në rreth 50 llogari tjera, firmash e individësh të cilët kanë kryer blerje të ndryshme, nga ushqimi, deri të veturat luksoze.

Një hulumtim i Gazetës Online Insajderi ka zbuluar se 261 mijë euro të tjera janë tërhequr në para të gatshme në banka nga pronarët e LDA Group Sh.P.K: Valon dhe Kadri Shala

Rreth 400 mijë të tjera dyshohet se janë bllokuar në xhirollogaritë e kompanisë, në të cilën u realizuan katër pagesa ilegale në emër të Ministrisë së Infrastrukturës, raporton Gazeta Insajderi.