Lajme

Ish këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, me fjalë të rënda për Albin Kurtin

Analisti politik, Rron Gjinovci e ka kritikuar ashpër fjalimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtit gjatë konferencës së sotme për media, ku i doli në mbrojtje ish-krerëve të UÇK-së që po akuzohen nga Specialja. Kjo paraqitje e ish-kryeministrit nuk i ka përlqyer as ish-këshilltarit të tij politik dhe bashlëthemeluesit të partisë, Shkëlzen Gashit.

“Një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime”, e ka quajtur Gjinovci fjalimin e Kurtit në mbrojtje të të akuzuarve nga Specialja, duke e cilësuar si ndërhyrje të politikës në drejtësi.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndërsa Gashi, i cili ishte shkarkuar nga Kurti nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratës se ish-pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime ndaj serbëve, ka thënë fjalë të rënda për Kurtin, duke e cilësuar si populist, demagog dhe se po flet “palidhje”.

Teksa një komentues ka pyetur se a është bërë Kurti populist me konferencën e sotme, Gashi ka replikuar: “Ndoshta s’u ba, por është, vetëm i doli në pah edhe një here :D”.

E kur një komentues tjetër i tha Gashin se “kështu e paske këshillu”, Gashi ia ka kthyer: “Jo unë nuk e këshilloj askënd me qenë demagog e me folë palidhje”.

Kurti sot në një konferencë për media ka kërkuar që shteti ta organizojë mbrojtjen juridike për ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë.