Showbiz

Ish-gruaja e Stalones rrëfen hakmarrjen ndaj Madonës: Kam fjetur me burrin e saj

Aktorja e njohur daneze dhe ish-bashkëshortja

Aktorja e njohur daneze dhe ish-bashkëshortja e Silvester Stalones, Brigitte Nielsen, në një intervistë në emisionin ‘’The talk’’ në CBS, ka deklaruar se ka bërë seks me aktorin e njohur Sean Penn në kohën kur ai ishte i martuar me divën e muzikës pop Madonën.





Gjatë intervistës aktorja është shprehur se ’Kam bërë seks me Penn kur ai ishte i martuar me Madonën për inat të saj’.Ishte viti 1987 kur isha në një klub me Madonën. Ajo u tregua shumë e pasjellshme me mua dhe nisi të më ofendonte dhe unë përfundova duke e goditur në fytyrë. Ishte me duar të hapura dhe goditja ishte e fortë duke marrë parasysh që ajo nuk është aq e madhe, ndërsa unë jam gjigante. Atë mbrëmje madje u nxorrja jashtë dhe nga trupëroja e lokalit’ ka vazhduar rrëfimin  Brigitte Nielsen.

Por më e mira e historisë nuk ka ardhur ende. Shkova për ti kërkuar falje për atë që ndodhi po pashë që ajo jo vetëm nuk kishte ndryshuar sjelljen e saj po u treguar dhe më e vrazhdë. Dhe për ta bërë të ndihet keq unë kalova një natë me Sean Penn që në atë kohë ishte bashkëshortii saj’ ka mbyllur rrëfimin aktorja.

Për kohën kur flet për hakmarrjen ndaj Madonës, Brigitte Nielsen ka qënë e martuar me Silvestër Stalonen.