Showbiz

Ish-deputetja habit me deklaratën për Dua Lipën: Çdokush duhet të krenohet me të!

Rada Trajkoviç, ish-deputetja serbe, përmes një

Rada Trajkoviç, ish-deputetja serbe, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se çdokush duhet të krenohet me suksesin e Dua Lipës, qoftë shqiptar apo serb. E sigurisht që kjo deklaratë padyshim na ka habitur të gjithëve.





Reklamo bizensin tuaj ketu

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të kësaj vajze. Impresionuese! Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë”, ka shkruar ish-deputetja.

Ky reagim i saj vjen pasi Dua theu rekord duke u cilësuar si një nga artistet që ka shitur më shumë regjistrime në të gjitha kohërat. Që nga debutimi i saj i parë në 2015-tën, artistja shqiptare ka shitur 153 regjistrime në mbarë botën.

Në mars të këtij viti, Lipa publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, i cili renditet në vendin e parë në pjesën më të madhe të listave si albumi më i mirë deri më tani për këtë vit.