Kosovë

Ish-deputetja e PDK-së kërkon të rinumërohen të gjitha votat: Dyshohet se manipulime kanë ndodhur në çdo parti

Ish-deputetja dhe kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahire Izmaku ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave. Ajo vlerëson se ka dyshime për vjedhje të votave brenda secilës parti

Izmaku ka hedhur dyshime në Facebook se të gjithë ata që “për pak” kanë mbetur jashtë listës së deputetëve të zgjedhur, mund të jenë diskriminuar dhe votat për ta mund të jenë manipuluar.

Reagimi i Izmakut vjen pasi që së fundmi Insajderi ka publikuar një video incizim ku pretendohet se shfaqet Dardan Stublla, bashkëshorti i ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla, duke blerë vota për këtë të fundit.

Postimi i Izmakut:

Rinumërim për të konfirmuar çdo votë sepse ka shumë dyshime që këto storje kanë ndodh në çdo parti, të Fortit për të Fortit..!
Kush na garanton që s’kanë ndodh të tilla blerje dhe secili nga ne që ishim ne prag, nuk u dëmtua, nuk ju “ndal” hezi që të ecë tjetri ose tjetra!
Rinumërim pra!