Sport

Isco në plane të Juventusit

Juventusi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Sipas mediave spanjolle, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ua ka bërë të ditur krerëve të klubit se e dëshiron spanjollin në skuadër.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Isco edhe në të kaluarën është lidhur me një transferim te kampionia e Italisë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Real Madridi për ta liruar Iscon po kërkon rreth 40 milionë euro. Mesfushori ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2022 dhe nuk e ka vazhduar ende atë.