Kosovë

Isa Mustafa: Ofendimet e Tomë Gashit ndaj Melihate Termkollit janë të papranueshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ofendimet e avokatit Tomë Gashi ndaj anëtares së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Termkollit, janë të papranueshme.

Sipas tij, mediat kanë për obligim të mos krijojnë hapësirë për ofendime dhe skandale nga njerëz që nuk rreshtin të tregohen vulgarë dhe të shpërfaqen pa fije edukate dhe me mungesë të plotë përgjegjësie para opinionit publik, njofton Klan Kosova.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Lidhja Demokratike e Kosovës është treguar gjithëherë e hapur për pjesëmarrje në debate për tema të ndryshme. Njerëzit e LDK-së shpesh janë penguar të thonë mendimin e tyre, nga përfaqësues të disa subjekteve politike por edhe nga disa individ që merren si analistë politik, mirë të paguar dhe të instruktuar nga mediume të ndryshme”.

“Pengesat që mbrëmë iu bënë në një emision televiziv znj Melihate Termkolli, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që ta shpreh mendimin e saj dhe ofendimet që pasuan ndaj saj nga avokati Tomë Gashi janë të papranueshme, jo vetëm për LDK-në por për çdo mendje civilizuese në Kosovë”.

“Mediat kanë për obligim të mos krijojnë hapësirë për ofendime dhe skandale nga njerëz që nuk rreshtin të tregohen vulgarë dhe të shpërfaqen pa fije edukate dhe me mungesë të plotë përgjegjësie para opinionit publik”.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.