24 orë+ Lajme

Isa Mustafa nuk do të ketë asnjë ndikim në zgjedhjen e kryetarit të ri, formohet komision i përkohshëm

Një komision i përkohshëm do të zëvëndësojë punën e kryesisë aktuale të LDK-së në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së, bëjnë të ditura burime të 24-ore.info

Në këtë mënyrë përjashtohet mundësia e çfarëdo ndikimi nga ana e kryesisë së kaluar të kësaj partie lidhur me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj partie.

Deri më tani, kandidaturat për të udhëhequr me LDK-në i kanë bërë publike Lutfi Haziri dhe Lumir Abdigjiku./24-ore.info