Kosovë

“Isa Mustafa duhet të kërkojë falje për servirjen në politike të një naivi si Driton Selmanaj”

Profesori universitar Vigan Qorrolli ka thënë se kryetari i LDK’së Isa Mustafa duhet t’i kërkojë falje kosovarëve për siç thotë ai servirjen në politikë të një naivi të frustruar si Driton Selmanaj.

Qorrolli ka shkruar se kur kujtohen emrat e tjerë që ishin në LDK si Fehmi Agani e Sabri Hamiti të vjen të qash për LDK’në e sotme.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Isa Mustafa duhet t’i kerkoje falje kosovareve per servirjen ne politike te nje naivi te frustruar njerezisht si Selman Dritonaj. Kur kujtohen Prof. Agani & Hamiti e gjigande te tjere, te vjen te qash per kete LDK te mjerësh”, ka shkruar ai në Twitter.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj u kritikua ashpër pas deklaratave për deputeten e VV’së Saranda Bogujevci mbi temën e të pagjeturve.

Selmanaj në një prononcim për Gazetën Express ka deklaruar se këto sulme janë të orkesturara ndaj tij dhe se deklarata e tij është keqinterpretuar.