Lajme

Ipeshkvi tregon jetën e njerëzve të braktisur: Reagimi është zero

Ai është kleriku që nuk hesht.

Ai është kleriku që nuk hesht. Është kujdesur që fjala dhe mesazhet e të mos rrinë të mbyllura brenda mureve të Kishës. Por sa është dëgjuar Imzot Gjergj Meta? Përgjigjen e ka dhënë vete sot në emisionin “Wake Up” në TCH.

Ipeshkvi i Dioqezës së Rreshenit, foli për problemet e mëdha sociale të banorëve të Mirditës dhe Matit, për shpopullimin për protesta për HEC-et por tregoi edhe episode të jetës së tij të përditshme në provincë.

Gjithashtu dom Gjergji (siç ka dëshirë ta quajnë) u pyet edhe për tolerancën fetare, ku theksoi se toleranca fetare nuk është e ndarë nga ajo që jemi në prgjithësi. Pra a jemi ne njerëz tolerantë? Ai tha se toleranca mungon jo vetëm tek individët por edhe tek politikëbërësit. “Edhe për negociatat mendoj se nuk u hapën për shkak të konfliktit dhe mungesës së tolerancës mes politikanëve tanë”.

Pyetjes si nis dita për të, një qytet të vogël si Rresheni dhe pse nuk e frekuenton shpesh jetën në Tiranë, iu përgjigj:

“Të jesh Ipeshkv është sikur të martohesh (qesh) sepse duhet të rrish pak më shumë tek shpia e të mos dalësh me shokët. Angazhimi në dioqezë më merr shumë kohë. I çel sytë sytë në 5:15 dhe ngrihem nga krevati në 6. Në 7 kam meshën dhe lutjet e mia personale. E nis ditën me aktivitetin në qytetin e bukur të Rreshenit, vizita nëpër fshatra dhe më tej në bazë të kalendarit dhe axhendës”.

A të mungon Tirana?

Fare…të jem i sinqertë. Fare nuk më mungon. Kam jetuar 4 vite por s’kam nostalgji sepse njeriu e krijon ambientin aty ku jeton. Unë s’kam patur problem të jetoj jashtë qendrave të mëdha dhe në fakt kam shërbyer në periferi si Kamëz, apo Durrës.

Ju keni shkruar për shpopullimin që është një fenomen sidomos në periferi?

Po për fshatrat që janë zbrazur. Në disa zona kanë ikur 90 për qind e popullsisë, ndërsa në pjesën më të madhe të fshatrave 60-70 për qind. Kjo lloj braktisje mund të kuptohet në momentet e ndryshimit të sistemeve, regjimeve, por në masë kaq të madhe do ta quaja fatkeqësi. Mati dhe Mirdita kanë pasuri natyrore të jashtëzakonshme dhe të gjitha këto mund të shfrytëzoheshin nga banorët për të jetuar. Nëse do të kishte financime nga qeveria apo fondet e BE për turizmit do ishte gjë e mirë. Kjo ska ndodhur dhe përkundrazi poi marrin edhe ujrat. Ju i keni ndjekur protestat që janë në tre vatra, në Urakë, Kaçinar dhe Zall-Gjosh ku banorët këmbëngulin të mos u merret uji i lumenjve. Po u ke marrë ujin, u ke marrë gjithçka. Qeveria duhet të mendojë për të mirën e atyre njerëzve dhe jo atyre që bëjnë biznes, që këto zona të mos shpopullohen por të jetë ketë edhe rikthime.

Keni mbajtur një meshë për pulat?

Dom Gjergji: Ka qenë një tregim… e bëj gjithnomë kur kam një episode, një ngjarje, një takim ulem dhe e bëj tregim se kam frikë se s’do mbetet më. Në këtë rast ka qenë një grua që mu ankua se pulat nuk po ecnin mirë. Ata njerëz vetëm dhe pulat janë ndër gjerat e pakta që kanë. Më tha “lutu për pulat e mia”. Ishte aq e bukur dhe aq e jashtëzakonshme…unë luta zotin për pulat dhe për atë grua. Zoti gjendet brenda jetës. Zoti ëshë në jetën tonë të përditshme. Unë dua të tregoj Zotin përmes gjërave të thejshta, konkrete, nëpërmjet njerëzve. Dhe mbase këto historike, këto tregime do i bëj libër.

Si është të shkosh në fshat më fshat të shohësh realitetin?

Dom Gjergji: Ka disa askpekte.. Unë kam mësuar shumë nga jeta e thjeshtë dhe e mençur e disa njerëzve, nga këmbëngulja, nga një realitet që ata nuk donin ta zbraktisin. Në një fshat të thellë në Bardhaj, takova Mark Margjinin 101 vjeç që punonte, priste ferrat… Këto dhe të tjera janë gjëra që nuk do i kasha parë kurrë nëse s’do shkoja nëpër fshatra. Për shumë njerëz këto ambiente duken të largëta, ekzotike. Ajo që më shqetëson është se ata që kanë ikur prej atyre vendeve e shohin me përçmim vendlindjen e tyre. Madje nuk duan të identifikohen nga janë…kjo më bën çudi.

A ka diçka që të trishton në këto zona?

Dom Gjergji: Ka familje të varfëra që janë nën minumin jetik. Unë kam zgjedhur të mos sjell para kamerave për të ruajtur dinjitetin e tyre. Unë shkoj në familje të varfëra. Në pjesën më të madhe të verilindjes mungojnë rrugët, mungon dhe ndihma e shpejtë. Nga kaçinari në Rrëshen duhet 1 orë dhe një person i sëmurë, psh me infarct rrezikon jetën. Më trishton fakti që shoh shkollat me 8-9 nxënës. Ka klasa edhe me 1 fëmijë. Kjo të trishton jashtë mase. Shoh njerëzit që stermundohen me ato pak bagëti që kanë…
Dhe ajo çka më trishton së tepermi është se nuk ka strategji: Si do të zgjidhet ky problem…?Si do zgjidhen problem i varfërisë. Shumë njerëz trokasin tek kisha, ne ndihmojnë shumë prej tyre, por është e pamundur që ta bëjë kisha këtë…

E shihni politikën të reagojë?

Dom Gjergji: Unë personalisht si Ipeshkv jo se kam parë të reagojë. Reflektimi është zero, reagimi zero. Mund të kujtoj se para 1 viti Kisha Katolike i shkroi Merkelit dhe Makronit që ti happen negociatat Shqipërisë. Për çudi asnjë politikan, as kryeministri as presidenti nuk na citoi. Por e bënë këtë vetëm ambasadorët. Ka një indiferencë ndaj gjërave që themi….

/Mapo.al