Lajme

Investime në Shkodër, kush është kapoja i kokainës dhe roli i kunatit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sekues

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestrimin e pasurive të disa trafikantëve shqiptarë që u arrestuan pak kohë më parë në Danimarkë. Burimet thanë se dy krerët e bandës janë Jetmir Kastrati, i cili mendohet se financonte blerjen e kokainës dhe kunati i tij, Astrit Beqiri i cili dyshohet se pastronte paratë përmes bizneseve në veri të vendit.

Kujtojmë se operacioni “Goldfinger” nisi në Danimarkë dhe nën koordinimin e Europol u shtri në disa shtete të Europës si dhe në Shqipëri si vendi i origjinës së trafikantëve. Kastrati, Beqiri dhe 42 persona të tjerë, pjesë e grupit kriminal u arrestuan më datë 26 qershor 2019.

Ndërsa sot mësohet se janë sekuestruar pasuritë e tyre me vlerë 3 milionë euro në qarkun e Shkodrës. Të gjitha këto pasuri ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore.

Konkretisht u sekuestruan:

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro.

10 apartemente banimi, në plazhin e Velipojës.

1 apartament banimi në Shkodër.

14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit.

Të gjitha pasuritë e sekuestruara me vlerë 3 milionë euro, dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminale i këtyre personave.

Operacioni i qershorit

EUROPOL në koordinim me autoritetet të 7 shteteve të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë kanë realizuar një megaoperacion duke goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogërave të forta të Europës.
Gjatë operacionit të quajtur “Goldfinger” kanë rënë në pranga 42 persona, përfshirë këtu 51-vjeçarin Astrit Beqiri banues në Shkodër. Mësohet se janë kontrolluar me dhjetëra ambiente duke sekuestruar 40 kg kokainë, arme zjarri dhe granata.
Ky grup kriminal është dokumentuar se ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. /Mapo.al

Lexo edhe:

Pulari dhe shtëpi, sekuestrohet pasuria 3 mln euro e trafikantëve


Etiketa: , , , , , , , , ,