Sport

Interi synon ta vazhdojë ecurinë e fitoreve në ligë kundër Lazios, formacionet

Interi do të kërkojë ta vazhdojë ecurinë e përkryer të fitoreve në këtë fillimsezon në Serie A, por do të përballet me testin më të vështirë deri tani pasi i shkon Lazios në Romë.

Lazio është nikoqire e Interit në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin italian, në praninë e një numri të kufizuar tifozësh, për ndeshjen e javës së tretë që nis në orën 15:00.

Skuadra e Antonio Contes vjen në këtë takim në formë të lartë, pasi i ka fituar të dy ndeshjet e para këtë sezon duke treguar futboll total.

Ndërkohë, Lazio u mund bindshëm 4:1 nga Atalanta në ndeshjen e fundit, pasi e kishte fituar ndeshjen hapëse kundër Cagliarit.

Interi nuk përballet me mungesa, përveç Matia Vecinos.

Simone Inzaghi, ndërkohë, përballet me mungesa të mëdha, përfshirë Vedat Muriqi, Filipe Luiz, Joaquin Correa etj.

Formacionet zyrtare:

Lazio:h

Inter: