Kosovë Sport

Interi mposht me dramë Napolin

Interi e ka mposhtur Napolin në derbin e xhiros së 12 të Serie A. Skuadra e Contes fitoi me anë të një penalltie që në gol e shndërroi Lukaku në minutën e 71-të. Napoli përfundoi ndeshjen me një lojtar më pak pasi që me të kuq u ndëshkua Insigne 

Interi e ka fituar derbin e xhiros së 12 të Serie A kundër Napolit. 

Ishte një ndeshje monotone me shumë pak aksione nga të dyja skuadrat. 

Pjesa e parë ishte më e mirë për Napolin ku që në minutën e parë ka mundur që të shënoi Dries Mertens, i cili u detyrua që të largohet nga lojë për shkak të një lëndimi në minutën e 16-të te ndeshjes.

Pas rasteve në fillim të pjesës së parë, ndeshja vazhdoi me shumë pasime në mbrojtje dhe asnjëra skuadër nuk arriti që të krijojë shanse për shënim. 

Në pjesën e parë pati vetëm dy përpjekje për gol të Inter kurse Napoli kishte tri të tilla por që nuk arriti asnjëherë ta godas kornizën e portës. 

Në pjesën e dytë pothuajse ishte e njëjtë gjendje me Napolin që kishte një epërsi sa i përketë posedimit të topit dhe rasteve të krijuara. 

Por gjithçka do të shkonte në dobi të Interit pas minutës së 70-të. 

Ospina do të shkaktonte penallti në minutën e 70-të ne Lautaro Martinez, e ku gol do të shënonte Lukaku nga pika e bardhë në minutën e 73-të.

Para penalltisë me të kuq u përjashtua Insigne me karton të kuq. 

Edhe pse me 10 lojtarë, Napoli tentoi që të barazoi rezultatin por nuk arriti, derisa Inter nuk arriti që ta shënoi golin e dytë. 

Fitorja e dërgon Interin në vendin e dytë me 27 pikë, kurse Napoli do të jetë në vendin e katër me 23 pikë.