Sport

Inter vs Sassuolo – formacionet

Duke filluar nga ora 18:45, Interi do të presë

Duke filluar nga ora 18:45, Interi do të presë në ‘’San Siro’’ skuadrën e Sassuolos, ndeshje kjo e cila u shty dy javë më parë për shkak të rasteve me Covid-19 në shtëpinë e Interit, njofton Insajderi.

Skuadra e Contes vjen si kryesuese dhe do të kërkojë të mbajë ritmin e fitoreve për të thelluar diferencën me Milanin e vendit të dytë. Në këtë sfidë ‘zikaltrit’ vijnë me dy mungesa të mëdha, ku për shkak të kartonëve do të mungojë mbrojtësi Bastoni dhe mesfushori kroat, Brozoviç.

Mbrojtja e Interit sot do të rreshtohet me Skriniar, De Vrij dhe Darmian i cili do të zëvendësojë Bastonin. Në mesfushë luajnë nga minuta e parë Eriksen, Barela dhe Gagliardini. Nga krahët luajnë Hakimi dhe Young, ndërsa në sulm të përhershmit, Lukaku dhe Lautaro.

Ndërkohë Sassuolo do të rreshtohet me një formacion 4-3-3, ku në sulm do të vendosen Boga, Traore dhe Rapsadori.

FORMACIONET ZYRTARE:

Inter (3-5-2): Handanoviç, Skriniar, De Vrij, Darmian, Hakimi, Barella, Eriksen, Gagliardini, Young, Martinez, Lukaku.

Sassuolo (4-3-3): Consigli, Rogerio, Marlon, Chiriches, Toljan, Obiang, Djuriçiç, Lopez, Boga, Rapsadori, Traore. /Insajderi.com