Sport

Inter-i i ka mbetur borxh Real Madrid-it

Interi ende nuk ka paguar Real Madrid-in për lo

Interi ende nuk ka paguar Real Madrid-in për lojtarin Achraf Hakim.

Janë në pyetje 40 milionë euro që italianët duhet t’ua paguajnë spanjollëve, por Calcio Mercato raporton se ende nuk është kryer as pagesa e parë, njofton Insajderi.

Raportohet se pronari, Steven Zhanga, është duke shikuar për ta shitur klubin – ai personalisht e ka mohuar – për shkak të implikimeve financiare shkaktuar nga COVID-19.

Pagesa e parë duhet të ndodhte në dhjetor, por tashmë njoftohet se është arritur një marrëveshje që të bëhet të paktën në marsin e ardhshëm./Insajderi.com