Lajme

Integrimi në BE – Mitsotakis: Mbështesim Shqipërinë, por të respektohen minoritetet

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis shp

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis shprehu edhe njëherë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Mitsotakis nënvizoi mbështetjen për Axhendën e Selanikut, pra në perspektivën Evropiane të rajonit.

“Transformimi i Ballkanit Perëndimor në një zonë paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe prosperiteti është i rëndësishëm si për Greqinë dhe BE.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sundimi i ligjit, respektimi i të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave, forcimi i institucioneve demokratike si dhe respektimi i marrëveshjeve janë parakushte për procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor” tha ai.

Kryeministri grek theksoi se përmbushja e kritereve të procesit të zgjerimit, duke përfshirë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, është thelbësore.

Referuar situatës së krijuar nga pandemia, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se kriza globale shëndetësore kërkon ndërvarësinë e vendeve në rajon, si me njëri-tjetrin ashtu edhe me BE.


Etiketa: , , ,