Maqedoni

Integrimi në BE, Franca kërkon zbatimin e reformave

Vendi mund të marrë lajme të mira nga Bashkimi Evropian në maj të vitit të ardhshëm sa i përket datës së negociatave. Kështu deklaroi ambasadori i Francës Kristijan Timonie, i cili shtoi se ligjet për gjyqësorin dhe organizimi demokratik i zgjedhjeve janë proces shumë i rëndësishme.

Mbetet tek partitë më të mëdha politike të merren vesh për mënyrën e zgjedhjeve po ashtu të merren vesh për luftën kundër korrupsionit, gjyqësor i cili me sukses do të ballafaqohet me korrupsionin. E di që kjo rrugë është e gjatë por ne jemi në anën tuaj që t’u ndihmojmë për këtë. E dini që ekziston procesi i revizionit të BE-së dhe nëse jepen pika pozitive deri në muajin maj edhe nga ana juaj edhe nga ana jonë, mendoj se do të arrijmë të marrim lajme të mira- deklaroi Kristijan TImonie, Ambasador i Francës.

Qëndrimin e tillë ambasadori Timonie e shprehu në prezencë të zëvendës kryetares së Senatit francez, Helene Konvej Mouret, e cila ndodhet për vizitë në vendin tonë. Senatorja franceze, takoi në Kuvend, përfaqësuesit e disa Komisioneve. Hari Llokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, tha se pas në takim me senatoren Mouret  është konstatuar që alternativë e vetme e vendit është integrimi në BE.

Alternativë të rrugës evropiane të Maqedonisë nuk ka as në formë, as në esencë në lidhje me disa organizata të tjera ndërkombëtare në botë. Do të thotë zgjidhja e vetme është anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian- tha Hari Llokvenec, LSDM.

Ndërsa kryetari i Komisionit Antonio Milloshovski, tha se senatorja Mouret ka potencuar që Franca përpiqet që vendet aspirante mos të jenë në periudhë të gjatë negociuese.

Atë që e potencoi senatorja franceze është se ata nuk do të dëshironin të kenë vende kandidate të cilat shumë gjatë do të negocionin për anëtarësim, siç e bënë tani Turqia. Duan të jenë më të sinqerta me vendet e tanishme kandidate dhe ta ofrojnë atë që për ata realisht do të jetë e pranueshme, ndërsa për ne e realizueshme- pohoi  Antonio Milloshovski, Komisioni për Politikë të Jashtme VMRO-DPMNE.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, tha se nga senatorja është njoftuar se Franca është në përfundim e sipër të metodologjisë së re për zgjerim.

U njoftova se presidenca franceze gjatë kësaj fundjave ka diskutuar dhe ka punuar në mënyrë intensive mbi përgatitjen e metodologjie të re, e cila do ti propozohet vendeve tjera anëtare për miratim dhe të zhbllokohet udhëtimi jo vetëm i Maqedonisë së Veriut por edhe Shqipërisë dhe vendeve tjera aspirante drejtë anëtarësimit të plotë në BE- tha Artan Grubi, BDI.

Zëvendës kryetarja e Senatit Francez, Helene Konvej Mouret, është zyrtarja e parë e Francës që viziton vendin, pasi Maqedonisë nuk iu dha data për fillim të negociatave në Samitin e Brukselit.

Mefail Ismaili 

Loading…