Maqedoni

Integrimet, Osmani: Nuk pranojmë asgjë më pak se anëtarësim i plotë në BE

Zv.kryeministrin Bujar Osmani, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat në debatin për integrimet, tha se tani po presin metodologjinë e re që po harton Franca dhe sapo të publikohet dhe të pranohet nga vendet e tjera anëtare të BE-së, nuk ka më dilema për anëtarësimin dhe kjo do të ndodhë në një nga samitet e radhës së BE-së. Ai theksoi se nga metodologjia e re që po harton Franca, Maqedonia e Veriut nuk do të pranojë asgjë më pak se anëtarësim i plotë në BE.

Franca po punon intensivisht për përgatitjen e metodologjisë së re dhe pritet shumë shpejt ta prezantojë këtë metodologji. Nëse kjo metodologji pranohet edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Ndërsa ne e pranojmë çfarëdolloj metodologjie përderisa nuk është diçka më pak se anëtarësimi i plotë. Prandaj nëse në muajt në vijim miratohet metodologjia unë besoj se në një prej samiteve të radhës nuk ka më arsye pse mos të fillojmë bisedimet, mirëpo me rregullat e reja të lojës- tha Osmani.

Loading…