Lajme

Inspeksioni dhe policia aksion në Prishtinë

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se sot në kryeqytet është duke u zhvilluar një aksion i përbashkët me policinë.

Tahiri ka shkruar në Facebook se kjo po bëhet në kuadër të Planit Operatin për rend dhe rregull në transport.

Ai ka treguar se janë shqiptuar gjoba dhe janë konfiskuar targat e personave që kanë shkelur ligjin.

“Në kuadër të Planit Operativ për rend dhe rregull në transport, aksion i përbashkët me Policinë e Kosovës. Gjoba, konfiskim targash e përjashtim nga trafiku, për shkelësit e ligjit”, ka shkruar Tahiri.