Showbiz

Infektohet me koronavirus aktori i njohur

Aktori i njohur Murat Yıldırım është infektuar

Aktori i njohur Murat Yıldırım është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet se pas një viti, nuk ka mundur t’i shpëtojë dot koronavirusit.





Teksa ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, aktori apelon për më shumë kujdes.

“Pas një viti duke e shmangur, covidi më kapi dhe mua. Jam në ditën e 5-të dhe ndihem më mirë tashmë. Lutem që kjo sëmundje të largohet nga bota. Kujdesuni për veten tuaj.”