Lajme

Indonezi: Zhduket nëndetësja me 53 persona në bord

Marina e Indonezisë po kërkon për një nëndetëse

Marina e Indonezisë po kërkon për një nëndetëse të zhdukur me 53 persona në bord që u zhduk të mërkurën dhe po kërkon ndihmë nga Australia dhe Singapori fqinjë, sipas shefit ushtarak të Indonezisë, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Nëndetësja e prodhuar në Gjermani, KRI Nanggala-402, po kryente një stërvitje silurësh në ujërat në veri të ishullit të Bali por nuk arriti të transmetonte rezultatet siç pritej, tha një zëdhënës i marinës për Reuters.

Shefi ushtarak konfirmoi se ndihma në kërkimin e nëndetëses dhe anëtarët e ekuipazhit të zhdukur ishte kërkuar nga Australia dhe Singapori. Ai tha se kontakti me anijen humbi në 4:30 të mëngjesit me kohën lokale të mërkurën. /Insajderi.com