Lajme

India regjistron mbi 400 mijë raste me Covid-19 në një ditë të vetme

401 mijë e 993 raste të reja me COVID-19 janë r

401 mijë e 993 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar brenda njëzetekatër orëve në Indi, transmeton Insajderi.

Është hera e parë që ky vend ka kaluar mbi 400 mijë të infektuar gjatë një ditë.

Vdekjet u rritën me 3 mijë e 523 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 211 mijë e 853, shkruan CNN.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 19 milionë të infektuar teksa vendi po përballet me valën e dytë të Coronavirusit.

Kjo është dita e dhjetë që nga fillimi i pandemisë që India regjistron më shumë se 300 mijë raste çdo ditë./Insajderi.com