Sport

Incidente para ndeshjes Partizani – Tirana/ Grupi i tifozëve irritohet pasi nuk u fut në stadium, hedhin kapsolla në rrugë

Ka nisur ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës, po

Ka nisur ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës, por se para se të nisë derbi, janë shënuar incidente.





Gazetari Fatmir Popja raporton se përpara ndeshjes, një grup tifozësh nuk janë lejuar që të hyjnë në stadium.

Për pasojë, ata janë irrituar me këtë vendim. Grupi i tifozëve mësohet se është larguar duke sharë e duke fyer, duke krijuar kësisoj edhe incidente.

Disa prej pjesëtarëve të grupit kanë hedhur flakadanë te gomat e një auto-veture.

Duke nisur nga ora 18:00, ka filluar në “Elbasan Arena” ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës. Përballja mes ekipeve gjithmonë ka qenë një event, për shkak të ekipeve rivale historike, duke bërë që përballja të marrë edhe emërtimin “Derbi i kryeqytetit”.

Dy tifozëritë u përplasen ndërmjet tyre duke lëshuar flakadanë të shumtë që sollën kaos për disa minuta. Pati dhe disa biznese të dëmtuara apo automjete të parkuara, një situatë që detyrojë policinë të ndërhynte për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm.

Rreth orës 18:22 deri në 18:25 minuta, është shënuar incidenti  në bulevard, kur tifozët po iknin nga sheshi para stadiumit Elbasan Arena. Ky është momenti, kur tifozët e revoltuar jashtë stadiumit protestojnë në bulevard. Ata ndjekin autobusin e Partizanit.