Sport

Incidente në lamtumirën e fundit të Maradonës

Sot ishte dita për t’i dhënë lamtumirën e fundi

Sot ishte dita për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diego Armando Maradonës. Në Pallatin Mbretëror prej mëngjesit të sotëm u zhvilluan homazhe në drejtim të ish-kampionit të madh të futbollit botëror, njofton Insajderi.

Teksa kanë ndodhur incidentet e para përpara Pallatit Mbretëror ku qytetarët e shumtë u munduan të hyjnë për ti dhënë lamtumirën e fundit lojtarit që ka magjepsur mbarë botën me magjitë e tij, qytetarët ku sipas mediave vendase arrijnë deri në një milionë janë përplasur me forcat policore për të hyrë menjëherë aty ku po zhvillohen homazhet.

Ky incident nuk ka zgjatur shumë duke parë se nuk duhet prishur kjo ditë por edhe për shkak të pandemisë sepse janë një grumbull i madh njerëzish që kërkojnë ta përshëndesin për here të fundit “El Pibe de Oro”-n. /Insajderi.com