Kronika e Zezë

Incident i armatosur në Bit Pazar, një i plagosur

Incident i armatosur ka ndodhur sonte në Bit

Incident i armatosur ka ndodhur sonte në Bit Pazar në Shkup, në afërsi të Teatrit.

Informacionet jozyrtare flasin për një person të plagosur, punëtor i Higjienës Komunale.

Deri te të shtënat ka ardhur kur një grup hajdutësh janë futur në një dyqan ndërsa punëtori i NP “Higjiena Komunale” ka reaguar dhe hajdutët kanë ikur ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka shtënë drejt punëtorit të cilin e ka plagosur në këmbë.

Sipas informacioneve personat e dyshuar janë kapur përveç dorasit i cili është ende në arrati. /SHENJA/