Pas vendosjes së portreteve të Heronjve të Popullit me rastin e 75-vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë, Tiranës i është shtuar një tjetër dekor.
Imazhi i monumentit “Nënë Shqipëri” është shfaqur mbrëmjen e së dielës para Korpusit të Univeritetit të Tiranës.
Këtë vit Shqipëria kremton 75-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit. Vendosja e portreteve të Heronjve të Popullit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit shkaktoi jo pak polemika, pasi mes tyre ishin vendosur edhe figura që i kanë shërbyer regjimit komunist.
Etiketa: 75-vjetori i clirimit, Korpusi i Universitetit Politeknik, Monumenti Nene Shqiperi