Opinione

Iluzioni optik e bën të duket sikur ishulli në Alaska po “fluturon” mbi ujë

Një video që po qarkullon në internet, shfaq mo

Një video që po qarkullon në internet, shfaq momentin kur duket sikur një ishull i vogël lëviz mbi ujë në gjirin e Alaskës.

Por në fakt ai nuk lëvizë fare, por reflektimi i rrezeve të diellit në ujë – e bëjnë të duket që ajo vazhdimisht lëkundet, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar nga një varkë në gjirin Glacier, dhe u postua në Facebook nga zyrtarë të parkut kombëtar të Glacierit.

E aty menjëherë filluan të qarkullojnë teori të ndryshme, nga ato se mund të jetë UFO e deri të fluturimi i ishullit.

Por, në fakt është thjesht një iluzion optik që në shikim të parë duket sikur ishulli i vogël po lëviz mbi sipërfaqen e ujit. /Telegrafi/

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2482269.html