Lajme

IKSHPK: Vaksinat janë të sigurta, asnjë s’pati efekte të rënda pasvaksinale

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Ko

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta dhe efikase, teksa kanë shtuar se nga 29 mijë e 704 persona të cilët janë vaksinuar me dozën e parë, asnjë nga ta nuk ka raportuar efekte të rënda pasvaksinale.

Përmes një postimi në Facebook, nga Instituti janë shprehur se vaksinat janë mundësia më e mirë në mposhtjen e pandemisë dhe kthimin në normalitet, përcjell Insajderi.

Sipas tyre, vaksinat janë një nga ndërhyrjet më të efektshme të shëndetit publik, duke parandaluar 2-3 milionë vdekje në vit.

“Vaksinimi juaj mbron të tjerët në rrethin tuaj duke ndihmuar parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek ata që nuk kanë mundësi ta marrin vaksinën. Derisa sasia e vaksinave është e pamjaftueshme për vaksinimin e 70% të popullatës, është e rëndësishme që së pari të vaksinohen personat që janë në rrezik më të lartë të sëmuren rëndë ose të vdesin nga COVID-19, si dhe ata që kanë një rrezik të lartë të infektimit me SARS-CoV-2 për shkak të kontaktit me pacientët e infektuar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com

Vaksinimi është mënyra më e mirë, më e lirë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19!

Vaksinat janë një nga…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, May 12, 2021