Lajme

IKMT: Banorët e Astirit plagosën rëndë një punonjës, e goditën me gur

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territo

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ka lajmëruar se një punonjës i tyre është plagosur rëndë te Astirit. Sipas IKMT-së punonjësi ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

A.B, 50 vjeç, ka fraktura në kokë dhe në duar, që dyshohet se kanë ardhur për shkak të goditjeve me gur.

Njoftimi i IKMT:

Plagoset rende punonjesi i IKMT prane Astir

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar. Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe. IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve. Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme.


Etiketa: