Lajme

“Ik, dil jashtë”/ Gjiknuri sherr me Gjuzin te Reforma Zgjedhore

Debate në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Debate në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Mbledhja është shoqëruar me tensione herë pas here mes kreut të komisionit, socialistit Damian Gjiknuri dhe deputetit të “Opozitës së Re”, Kujtim Gjuzi.

Kreu i Parisë Konservatore, Kujtim Gjuzi kërkoi marrjen fjalës menjëherë pas bashkëkryetarëve të komisionit Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, por ky i fundit kundërshtoi. Debati vijoi me replika mes tyre, derisa Gjiknuri urdhëroi Gjuzin të dalë jashtë.

Pjesë nga debati

Rudina Hajdari: Fjalën e ka Shoqëria Civile.

Kujtim Gjuzi: Do flas unë.

Damian Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile.

Kujtim Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën.

Damian Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua?

Kujtim Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty.

Damian Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën.

Kujtim Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh. (merr dosjen, ngrihet nga vendi dhe del)

Damian Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani, hajde.

Kujtim Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti.


Etiketa: , ,