Showbiz

“Idjote, pa çorape bebi”, Olta Gixhari ironizon komentuesen për gabimin

Olta Gixhari po shijon plotësisht mëmësinë e re

Olta Gixhari po shijon plotësisht mëmësinë e re. Ajo dhe Amar tashmë janë të pandarë edhe këtë na i dëshmon nga rrjetet sociale. Megjithatë duket se ka nga ata fansa që nuk lënë pa e ngacmuar aktoren për detaje që kanë të bëjnë me djalin e saj.





Mes shumë kometesh të bukura dhe mijëra pëlqimesh, një nga komentueset ka shprehur shqetësimi për shëndetin e vogëlushit pasi ai shfaqet kembëzbathur në foto.Jo vetëm kaq por kometuesja ka guxuar dhe ta ofendoi aktoren.

“Idjote pa çorape bebi në këtë të ftohtë”, i shkruan ndjekësja, së cilës aktorja e njohur i është kundërpërgjigjur pa ia përtuar: “Shkruhet idiote se dua që të jesh e saktë”.