Sport

Ibrahimovic: Nuk kam asgjë më pak se Messi dhe Ronaldo

Zlatan Ibrahimovic ka marrë edhe një herë vëmen

Zlatan Ibrahimovic ka marrë edhe një herë vëmendjen me një deklaratë të dhënë për media.

Sulmuesi i Milanit, i njohur për çasjen e tij interesante në intervista ka thënë se Messi dhe Ronaldo nuk kanë cilësi më shumë se ai.

“Nëse jeni duke folur për cilësitë e brendshme, unë nuk kam asgjë më pak se ata.Nëse shikoni trofetë, p unë nuk e fitova Ligën e Kampionëve. Por, nuk e di se si e llogaritni atë. Unë nuk jam i fiksuar me të sepse kur bëni gjëra të mira kolektivisht, individi ndjek. individi nuk mund të jetë i mirë nëse kolektivi nuk është i mirë ” ka thënë ndër të tjera shtatëgjati.

Suedezi po ashtu ka shtuar se fakti që nuk e ka fituar Topin e Artë nuk e pengon atë,  madje ai shkoi edhe më “thellë” duke thënë se mendon që është lojtari më i miri në botë.

“Unë nuk mendoj se është e rëndësishme të krahasojmë lojtarët me njëri-tjetrin. Të gjithë kanë luajtur në brezin e tyre, me shokë të ndryshëm të skuadrës … [është] e vështirë të krahasohet. Unë mendoj se të gjithë kanë historinë e tyre dhe duhet të përballen me të.” u shpreh ish-sulmuesi i shumë skuadrave evropiane.

40 vjeçari është jashtë fushave të gjelbra që një kohë të gjatë, por raportohet që të jetë i gatshëm për lojë në një të ardhme të afërt./Insajderi.com