Sport

Ibrahimoviç drejtuar Zapata-s së Atalantës: Kam më shumë gola të shënuar sesa ti ndeshje të luajtura

Zlatan Ibrahimoviç nuk i ka kursyer thumbimet n

Zlatan Ibrahimoviç nuk i ka kursyer thumbimet në fushë ndaj sulmuesit të Atalantës, Duvan Zapata teksa sfida Milan-Atalanta po shkonte drejt përfundimit, njofton Insajderi.

Teksa Milani pretendoi për penallti, futbollisti kolumbian ironizoi suedezin dhe Milanin se kanë marrë shumë penallti në favor këtë edicion. 39 vjeçari suedez nuk ia vonoi kundërpërgjigjen duke i thënë: “Kam më shumë golat të shënuar sesi ti ndeshje të luajtura!”.

Dhe Ibra ka të drejtë, ai ka realizuar në karrierë 560 gola, ndërsa Zapata ka luajtur gjatë karrierës 383 ndeshje. /Insajderi.com