Lajme

Ia vodhën biçikletën në Belgjikë dhe e gjen në Fier, i shkruan Ramës

Një shtetas belg ka rënë në gjurmët e biç

Një shtetas belg ka rënë në gjurmët e biçikletës së tij të cilën ia kanë vjedhur pak kohë më parë në Bruksel. Falë një aplikacioni që kishte në telefon arriti që të gjente vendndodhjen e saj, pikërisht në Fier.

Belgu Denis Hacquin fillimisht e ka pikasur përmes aplikacionit biçikletën në Budapest, e më pas në Fier.

Por ndërsa priste që policia t’i zgjidhte problemin, ai ka vendosur që përmes një postimi në Twitter, t’i drejtohet Edi Ramës për ndihmë.

“Edi Rama Përshëndetje, unë po përpiqem të lidhem me autoritetet për të rimarrë një biçikletë që u vodh në Belgjikë dhe që e ka vendndodhjen aktuale në Fier. Çdo lloj ndihme ose udhëzimi do të vlerësohej jashtëzakonisht shumë”, shkruante Denisi.


Etiketa: , , ,