Lajme

“Ia hodhi rrobat në plehra”/ Fqinjët zbulojnë reagimin e Kthellës pas arrestimit të Rrajës

Janë zbuluar të tjera detaje nga lidhja e das

Janë zbuluar të tjera detaje nga lidhja e dashurisë së modeles Kejvina Kthellës dhe të implikuarit në atentatin ndaj prokurorit  Arjan Ndoja.

“JOQ” ka publikuar disa mesazhe të disa qytetarëve, të cilët pretendojnë se janë fqinjë me Kejvinën. Ata thonë se kanë parë se si e ka përjetuar ajo arrestimin e Redjan Rrajës.

Në një nga mesazhet, shkruhet se Kejvina ka marrë të gjitha rrobat dhe sendet e 34-vjeçarit dhe i ka hedhur në plehra. “Kjo zoga jetonte me atë tipin. I kemi komshinj dhe pas kësaj që ndodhi, ka nxjerrë të gjitha rrobat e tij në rrugë, çdo gjë të tijën në plehra. Mesa duket ,nuk i hyn më në punë tani dhe zbrazi shtëpinë për sponsorin e radhës.”

Ndërsa në një tjetër mesazh shkruhet se çifti banonte në zonën e Selitës në një nga pallatet e biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Pak ditë pas atentatit të Durrësit, nga ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut), Redjan Rraja u vendos në pranga. Ndërkohë, Kejvina Kthella u shoqërua në prokurori dhe u mbajt 10 orë në pyetje, pasi në celularin e Rrajës u gjetën mesazhe që shkëmbenin vazhdimisht me njëri-tjetrin.


Etiketa: ,