Lajme

I vihet tritol në makinë gjatë natës, vlonjati pikas pakon e dyshimtë, atentati mbetet në tentativë

Vlorë – Një automjeti në lagjen “Hajko Çakërri”

Vlorë – Një automjeti në lagjen “Hajko Çakërri” i është vendosur tritol gjatë natës.

Pronari i makinës tip “ML”, S.Binaj ka pikasur pakon e dyshimtë të lëndës eksplozive dhe ka lajmëruar forcat xheniere të Tiranës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Me të mbërritur në vendngjarje, ata kanë bërë shpërthimin e telekomanduar të tritolit, prej 600 gramësh, një sasi kjo shumë e madhe që mund të shkatërrojë çdo gjë përreth.

Nuk dihet ende se kush fshihet pas  këtij atentati në tentativë. Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i tretë brenda një muaji që në Vlorë zbulohet një sasi tritoli poshtë një automjeti.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Etiketa: ,