Lajme

I vendoset tritol banesës së gazetarit të News 24, Elidon Ndreka

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol është reg

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol është regjistruar në orët e para të ditës në fshatin Balldre, Lezhë.

Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në portën hyrëse të banesës së gazetarit të News 24, Elidon Ndreka.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Gazetari Ndreka shprehet për mediat se nuk ka dyshime për autorin/ët, ndërkohë tregon se sulmi ka shkaktuar panik tek familjarët.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të krimit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Etiketa: , ,